Bota

Në kohë lufte/ Klitschko ndahet nga bashkëshortja, kryebashkiaku: Jetojmë larg

Ish-kampioni i botës në boks dhe bashkëshortja e tij, prej kohësh jetonin në vende të ndryshme

17 Gusht 2022, 07:33 Nga A.B
Në kohë lufte/ Klitschko ndahet nga bashkëshortja, kryebashkiaku:
Vitali Klitschko dhe Natali

UKRAINË- Kreu i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko ka konfirmuar se ka vendosur t’i japë fund martesës së tij me ish-modelen Natali.

Ish-kampioni i botës në boks dhe bashkëshortja e tij, prej kohësh jetonin në vende të ndryshme, por Klitschko insiston se ka marrëdhënie shumë të mira me të, duke shtuar se tashmë ka bërë dhe kërkesën zyrtare për divorc.

Çifti kanë së bashku tre fëmijë, Yegor-Daniel, 22-vjeç, Elizabeth-Victoria 19-vjeç dhe Max 16-vjeç.

Në kohë lufte/ Klitschko ndahet nga bashkëshortja, kryebashkiaku:

The Sun raporton se marrëdhënia e mirë e dyshes konfirmohet dhe me faktin që Klitschko i shkruan çdo mëngjes Natalisë për ti thënë se është mirë dhe nuk i ka ndodh asgjë. Ndërkohë që Natalia, e cila jeton në Gjermani, gjatë muajve të fundit, ka ndihmuar në kujdesin e refugjatëve që kanë ikur nga Ukraina e shkatërruar nga lufta.

Ai tha për gazetën gjermane Bild : “Ne bëmë kërkesë për divorc së bashku sepse kemi vite që jetojmë të ndarë dhe tani duam ta zyrtarizojmë. Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë dhe e respektojmë njëri-tjetrin, por prej kohësh jetojmë të ndarë në qytete të ndryshme”.

vitali klitschko

Sondazh

Poll