Bota

Shtypi për vdekje 5 persona me makinë, dënohet me burg të përjetshëm një gjerman 

BBC shkruan se sulmi në dhjetor 2020 vrau një foshnjë nëntë javëshe, babain e saj 45-vjeçar dhe tre gra të moshës nga 25 deri në 73 vjeç. Disa të tjerë u plagosën.

16 Gusht 2022, 22:58 Nga I.A
Shtypi për vdekje 5 persona me makinë, dënohet me burg të
Bernd W

GJERMANI- Një gjerman, i cili udhëtoi me makinën e tij me shpejtësi në një zonë këmbësore në qytetin e Trierit, duke vrarë pesë persona, është dënuar me burgim të përjetshëm. BBC shkruan se sulmi në dhjetor 2020 vrau një foshnjë nëntë javëshe, babain e saj 45-vjeçar dhe tre gra të moshës nga 25 deri në 73 vjeç. Disa të tjerë u plagosën.

Bernd W, tani 52 vjeç, i cili kishte pirë para vrasjeve, u urdhërua gjithashtu t'i nënshtrohej trajtimit psikiatrik. Vëllai i njërës prej viktimave tha se ishte "i lehtësuar" pasi gjyqi kishte përfunduar.

"Ai do të flejë ose në burg ose në një repart psikiatrik," i tha Wolfgang Hilsemer agjencisë së lajmeve Reuters, duke iu referuar vrasës së motrës së tij. Mediat lokale raportuan se W, mbiemri i të cilit nuk mund të zbulohet sipas ligjeve gjermane të privatësisë, u dënua për pesë akuza për vrasje dhe 18 për tentativë vrasje. Raporti i një psikiatri, i paraqitur në gjyq, sugjeroi se ai vuante nga skizofrenia paranojake.

bernd w

Sondazh

Poll