Art&Argëtim

Arjan Çani largohet nga 'Tv Klan', Luana Vjollca i 'rrëmben' hapësirën televizive

Arjan Çanin do ta shohim dy herë në javë duke moderuar 'Zonë e Lirë' në Abcnews. 

16 Gusht 2022, 12:51 Nga A.B
Arjan Çani largohet nga 'Tv Klan', Luana Vjollca i
Luana Vjolla dhe Arjan Çani

TIRANË- Nga shtatori, 'Zonë e Lirë' do të stacionohet në një televizion tjetër. Pas më shumë se 10 vitesh në ekranin e TvKlan, Arjan Çanin do ta shohim dy herë në javë duke moderuar 'Zonë e Lirë' në Abcnews. 

Kjo lëvizje e papritur lë kuriozë të gjithë shqiptarët që janë familjarizuar me emisionin e së premtes. Pyetjes së kush do të zërë hapësirën e show-t të premten në TvKlan, i ka ardhur fundi. Luana Vjollca, e cila javë më parë la të aludohej se do të pozicionohej në TvKlan, është ajo e cila ka zgjedhur këtë media për të moderuar formatin e saj më të ri. Nuk dihen më shumë detaje ndaj na mbetet të presim se çfarë ka rezervuar shtatori

Kot nuk thonë sezon i ri surpriza të reja!

luana vjollca arjan cani zone e lire

Sondazh

Poll