Bota

Kryeministri polak godet Francën e Gjermaninë: E drejtojnë BE-në si oligarki

Ai tha se ata kanë injoruar zërat, si Polonia, që kishte paralajmëruar prej kohësh për ekspansionizmin rus.

16 Gusht 2022, 22:08 Nga I.A

 

Kryeministri polak godet Francën e Gjermaninë: E drejtojnë
Mateusz Morawiecki

 

POLONI- Kryeministri i Polonisë Mateusz Morawiecki të martën tha se Franca dhe Gjermania po drejtonin Bashkimin Evropian si një oligarki. Ai tha se ata kanë injoruar zërat, si Polonia, që kishte paralajmëruar prej kohësh për ekspansionizmin rus. AlJazeera shkruan se në një intervistë për median franceze Le Monde, tha se kthimi i imperializmit rus nuk duhet të jetë befasi, nga gjithë situata e krijuar.

“Shumë liderë evropianë lejohen të joshen nga Vladimir Putin. Ata tani janë në shok. Kthimi i imperializmit rus nuk duhet të jetë befasi për ne,” tha Morawiecki.

mateusz morawiecki

Sondazh

Poll