Bota

I shkujdesur dhe i shtrirë në rërën e ishullit grek, dalin fotot nga pushimet e Boris Johnson

Boris Johnson pas dorëheqjes së tij si kryeministër në Britani, po shijon së fundmi pushimet në Greqi.

16 Gusht 2022, 19:26 Nga s.s
I shkujdesur dhe i shtrirë në rërën e ishullit grek, dalin
Boris Johnson

GREQI- Boris Johnson i cili ka vetëm një muaj që ka dhënի dorëheqjen si kryeministër në Britani, ai po vazhdon pushimet si një person i shkujdesur në Greqi, teksa opozita në vendin e tij e akuzon atë se e ka lënë vendin “pa kokë” në javët e fundit të administratës së tij.

I shkujdesur dhe i shtrirë në rërën e ishullit grek, dalin
Boris Johnson

Revista prestigjioze britanike ‘The Sun’ ka ndarë foto të reja të kryeministrit britanik me familjen e tij në një plazh të izoluar në Evia. Ai shihej i shtrirë në rërë teksa lexonte një libër.

Vendasit e habitur se si Johnson e kishte gjetur atë vend” të shkretë” thanë se ai dukej i shkujdesur ndërsa lexonte libri, kurse djali i tij 2-vjeçar luante aty pranë.

Një pushues tha: “Unë nuk e kam idenë se si Boris e gjeti atë plazh, edhe vendasit që kanë jetuar këtu për vite nuk e dinë atë”.

I shkujdesur dhe i shtrirë në rërën e ishullit grek, dalin
Boris Johnson në Greqi

Kryeministri ishte parë më herët duke mbërritur në Aeroportin e Athinës në fundjavë dhe duke mbajtur çantën fëmijës. Çifti qëndroi në resortin me pesë yje Vila Planinka në rajonin Jezersko, rreth gjysmë ore larg nga kryeqyteti Ljubljana, ku dhomat kushtojnë deri në 542 Paund një natë.

I shkujdesur dhe i shtrirë në rërën e ishullit grek, dalin
Boris Johnson dhe familja e tij

Johnson javën e kaluar u kthye nga udhëtimi i tij i muajit të mjaltit në Slloveni me Carrie.

boris johnson

Sondazh

Poll