Bota

FOTO/ Ndodh çudia, ishte kthyer në makthin e banorëve, "arrestohet" derri i uritur

Oficërët vendosën se 'dukej pak e ashpër për të arrestuar derrin për dëmtim kriminal', kështu që e dorëzuan atë në një strehë lokale të kafshëve. 

16 Gusht 2022, 18:14 Nga e.k
FOTO/ Ndodh çudia, ishte kthyer në makthin e banorëve,
Dy Policët dhe derri i egër

BRITANI- Një derr i urituri cili ishte kthyer në një problem mjaft shqetësues për banorët e Southtoën të ​​Great Yarmouth, Norfolk, është "ndaluar" nga Policia pas ankesave të fqinjëve.

Policia u thirr pasi derri prej kohësh shkaktonte rrëmujë duke derdhur koshat e mbeturinave dhe në disa raste dhe duke i thyer. 

FOTO/ Ndodh çudia, ishte kthyer në makthin e banorëve,

Mbase kjo është dhe një nga detyrat për të pazakonta për dy oficerët Joe Pike dhe Richard Bladon, të cilët u ngarkuan me detyrën që të gjurmonin derrin e uritur dhe ta merrnin në kujdesin e tyre.

“Si oficer, ju mendoni se i keni parë të gjitha, por PC-të Joe Pike dhe Richard Bladon patën një përvojë të re të shtunën në mëngjes (13 gusht) pasi u thirrën për të shpëtuar një derrkuc të madh të zi që përtypet nëpër kopshte në zonën e qytetit të Jugut të Yarmouth’, shkruan policia në raportin e saj.

Oficërët vendosën se 'dukej pak e ashpër për të arrestuar derrin për dëmtim kriminal', kështu që e dorëzuan atë në një strehë lokale të kafshëve. 

britani e madhe

Sondazh

Poll