Bota

Zelenskyy bisedon me Macron: Duhet të rriten sanksionet ndaj Rusisë

Me anë të një postimi në Twitter, Zelenskyy shkruan se gjatë bisedës, ai gjithashtu ka falenderuar Macron për ndihmen e dhënë nga mbrojtja franceze.

16 Gusht 2022, 18:54 Nga I.A
Zelenskyy bisedon me Macron: Duhet të rriten sanksionet ndaj Rusisë
Volodymyr Zelenskyy dhe Emmanuel Macron

UKRAINË- Presidenti Volodymyr Zelenskyy është shprehur se ka diskutuar terrorizmin bërthamor të Rusisë në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia në jug të Ukrainës gjatë një telefonate të martën me presidentin francez Emmanuel Macron ndërsa bëri thirrje për më shumë sanksione ndaj Moskës. Me anë të një postimi në Twitter, Zelenskyy shkruan se gjatë bisedës, ai gjithashtu ka falenderuar Macron për ndihmen e dhënë nga mbrojtja franceze.

“Vazhdimi i dialogut me presidentin francez Emmanuel Macron. I informuar për situatën në front, terrorizmin bërthamor të Rusisë në ZNPP (centrali bërthamor i Zaporizhzhia). E falënderova (atë) për ndihmën e prekshme të mbrojtjes të Francës… Ne duhet të rrisim sanksionet ndaj Rusisë”, shkroi Zelenskyy në Twitter.

volodymyr zelenskyy emmanuel macron

Sondazh

Poll