Bota

Para takimit me Vuçiç, Kurti bisedon me ambasadorët e QUINT-it dhe shefin e zyrës së BE-së

Lajmin e ka bërë të ditur zyra për media e kryeministrisë, duke treguar se ky takim ka ndodhur në prag të udhëtimit për në Bruksel, ku më 18 gusht kryeministri Kurti do të takohet me presidentin serb, Aleksander Vuçiç.

16 Gusht 2022, 18:11 Nga I.A
Para takimit me Vuçiç, Kurti bisedon me ambasadorët e
Foto nga takimi

KOSOVË- Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zwvendwskryeministrin Besnik Bislimin kanë takuar sot shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it. Gazeta Express shkruan se lajmin e ka bërë të ditur zyra për media e kryeministrisë, duke treguar se ky takim ka ndodhur në prag të udhëtimit për në Bruksel, ku më 18 gusht kryeministri Kurti do të takohet me presidentin serb, Aleksander Vuçiç.

“Në prag të takimeve në Bruksel, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, takuan përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it. Gjatë takimit u theksua përkushtimi për vazhdimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Siç ka njoftuar ZKM-ja, në këtë takim është  biseduar edhe për takimet e ardhshme në Bruksel si dhe proceset e çështjet lidhur me dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

besnik bislimi albin kurti

Sondazh

Poll