Bota

FOTO/ 2-vjeçarja "hakmerret" ndaj gjarprit që e pickoi në buzë! Ia kthen me të njëjtën monedhë

Britmat e saj u dëgjuan nga fqinjët më 10 gusht, të cilët menjëherë nxituan për të zbuluar se çfarë po ndodhte. Ata zbuluan se vogëlushja mbante një gjarpër 20 inç (50 cm) të shtrënguar në gojë dhe kishte një shenjë kafshimi në buzën e poshtme.

16 Gusht 2022, 18:53 Nga e.k
FOTO/ 2-vjeçarja "hakmerret" ndaj gjarprit që e pickoi
Vajza që u kafshua nga gjarpri

BRITANI- Një vajzë 2-vjeçare ka kafshuar një gjarpër në shenjë hakmarrjeje pasi ky i fundit e kishte kafshuar në buzë vogëlushen.

FOTO/ 2-vjeçarja "hakmerret" ndaj gjarprit që e pickoi

Vajza e identifikuar me inicialet SE, po luante në kopshtin e pasmë të shtëpisë së saj në fshatin Kantar, në Bingol, Turqi. Britmat e saj u dëgjuan nga fqinjët më 10 gusht, të cilët menjëherë nxituan për të zbuluar se çfarë po ndodhte. Ata zbuluan se vogëlushja mbante një gjarpër 20 inç (50 cm) të shtrënguar në gojë dhe kishte një shenjë kafshimi në buzën e poshtme.

Pas vrasjes së gjarprit, fqinjët kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë thirrur ambulancën, shkruan Daily Mail.

Mësohet se e mitura është mirë dhe po shërohet.

FOTO/ 2-vjeçarja "hakmerret" ndaj gjarprit që e pickoi

Babai i saj i lehtësuar, i cili ndodhej në punë në momentin kur ndodhi ngjarja tha: Allahu e ka mbrojtur. Fqinjët thanë se gjarpri ishte në dorën e fëmijës tim, ajo po luante me të dhe më pas e kafshoi. Pastaj ajo ka kafshuar gjarprin si reagim.

turqi

Sondazh

Poll