Bota

Intensifikohet konflikti Turqi-Greqi, 26 shkelje nga aeroplanët spiun CN-235 dhe F-16 në Egje

Shkeljet kanë ndodhur në Egjeun verilindor, qendror dhe jugor, ndërsa sipas Forcave Ajrore Greke, avionët turq janë identifikuar dhe kapur në përputhje me rregullat ndërkombëtare, sipas praktikës standarde.

16 Gusht 2022, 18:04 Nga I.A
Intensifikohet konflikti Turqi-Greqi, 26 shkelje nga aeroplanët spiun
Avioni turk

GREQI- Me tension të pandërprerë, Turqia vazhdon shkeljet e saj në hapësirën ajrore greke. Protothema shkruan se në konkretisht, sot ka pasur 26 shkelje të FIR të Athinës dhe katër shkelje nga dy avionë spiun CN-235, një UAV dhe dy F-16.

Dy F-16 fluturuan në një formacion dhe shkelën një herë hapësirën ajrore greke, ndërsa avioni zbulues CN-235 shkeli FIR-in grek 25 herë. Shkeljet kanë ndodhur në Egjeun verilindor, qendror dhe jugor, ndërsa sipas Forcave Ajrore Greke, avionët turq janë identifikuar dhe kapur në përputhje me rregullat ndërkombëtare, sipas praktikës standarde.

konflikti greqi-turqi

Sondazh

Poll