16 Gusht 2022, 17:37
Nga I.A
Bozhidar Deliç
KOSOVË- Shoqata “Krimet e Luftës në Gjakovë” dorëzoi të martën kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme në Prishtinë ndaj nënkryetarit të parlamentit të Serbisë, Bozhidar Deliç, ish komandant i Brigadës 549 të ushtrisë serbe.
Sipas të dhënave nga Fondi për të Drejtën Humanitare, gjatë kohës së luftës në Kosovë në vitin 1999, në territorin e përgjegjësisë së kësaj brigade, ku përfshihen komuna e Gjakovës, Suharekës por edhe komuna të tjera në Kosovë, janë vrarë rreth dy mijë civilë shqiptarë.
Gjokë Sokoli, familjar i viktimave të luftës, tha se dokumentet e dorëzuara sot në Prokurori janë dëshmi e krimeve të kryera nga bridaga e komanduar nga Bozhidar Deliç në Kosovë.
“Kemi dëshmi sepse njerëzit e kanë njohur këtë person edhe kur i ka ndarë njerëzit nga kolona, edhe kur ka marrë pjesë në masakrën e Mejës dhe Korenicës në qytetin e Gjakovës. Pra kemi të dhëna të mjaftueshme për këtë kriminel lufte dhe i kemi sjellur të gjitha këtu në Prokurori. Me qindra janë dëshmitë, unë kam besim se ky person do të bjerë në dorë të Hagës”, tha zoti Sokoli.
Ai tha se vendosja e Bozhidar Deliçit në postin e nënkryetarit të parlamentit serb, është barazim i viktimës me agresorin.
“Është turpi i botës kjo, të zgjidhet krimineli nënkryetar i parlamentit të Serbisë. Këtu duhet jo vetëm ne banorët e njerëzit që kemi viktima të luftës, por duhet edhe ministria e Drejtësisë të bëjë thirrje në mbarë botën, Evropë e Amerikë, që kryetari i Serbisë e ka marrë atë afër, kjo tregon që ai edhe vet i ka duart me gjak. Po barazohemi ne me atë që na i ka vra 15 mijë njerëz”, tha ai.
Në vitin 2008 Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi, kishte bërë një kallëzim penal ndaj tij dhe dhjetë pjesëtarëve të tjerë të kësaj brigade. Shumë vite më vonë Prokuroria kishte ngritur aktakuzë vetëm ndaj dy pjesëtarëve të kësaj brigade. Prej tyre njëri është dënuar por nuk e ka vuajtur ndonjëherë dënimin, ndërsa tjetri është shpallur i pafajshëm.
Udhëheqësja e shoqatës “Krimet e Luftës në Gjakovë”, Shkëndije Hoda, tha se në mesin e dokumenteve të dorëzuara sot është edhe një ditar i ish ushtarëve të kësaj brigade.
“Ky material që është shkruar nga vet oficerët e kësaj brigade tregon më shumë, Prokuroria ka punë tash sepse janë diku mbi 200 faqe në shkronja të alfabetit cirilik. Janë të gjithë emrat e tyre sepse në në fund të raportit ditor ata kanë shkruar emrat e tyre dhe gradat që i kanë pasur”, tha zonja Hoda.
Kosova doli nga lufta që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s, me mbi 10 mijë të vrarë dhe mbi 5 mijë të zhdukur. Edhe më tej nuk dihet asgjë për fatin e 1 mijë e 620 personave të zhdukur, pjesa më e madhe e të cilëve janë të përkatësisë kombëtare shqiptare.
Marrë nga VOA
gjokë sokoli bozhidar deliç
Bota
16 Gusht 2022, 17:13
e.k
Britanikët duke larguar ujin nga biznesi i tyre
BRITANI- Britania ndodhet nën pushtetin e reshjeve të dendura të shiut të cilat ka...
Bota
16 Gusht 2022, 16:51
I.A
Albin Kurti
SERBI- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, më 18 gusht në Bru...
Bota
8 Gusht 2022, 23:11
I.A
Jill Biden
SHBA- Zonja e Parë e SHBA-së Jill Biden ka rezultuar pozitive për Covid-19. CNN shkruan se këtë gjë e ka bër&...
Bota
16 Gusht 2022, 16:26
e.k
Raketa balistike
SHBA- Ushtria amerikane bëri të ditur se më 16 gusht zhvilloi me sukses një provë me raketën balistike ...
Bota
16 Gusht 2022, 16:01
e.k
Pamje nga vendi i ngjarjes
SHBA- Të paktën gjashtë persona u plagosën nga të shtënat me armë të martën n&...
Bota
16 Gusht 2022, 15:53
e.k
Flamuri i NATO-s dhe ai Finlandez
FINLANDË- Finlanda do të zvogëlojë nga 1 shtatori me 90% numrin e lejeve t&e...
Bota
16 Gusht 2022, 15:35
e.k
Një gazsjellës në Gjermani
BERLIN- Rritja e çmimeve të gazit dhe naftës me shumicë nënkupton se amvisër...
Bota
16 Gusht 2022, 14:36
A.B
Doug Ford
KANADA- Politikani dhe biznesmeni kanadez Doug Ford, u vu në pozitë të sikletshme gjatë një konference për med...
Bota
16 Gusht 2022, 14:20
e.k
Anija Osumi, Guarda di Finanza
TIRANË- "Osumi", është anija më e madhe në historinë e Shërbimit Detar të Guardia di...
Bota
16 Gusht 2022, 14:05
A.B
KOSOVË- Lidhja Demokratike e Kosovës u indinjua sot që presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj nuk shkoi në zyrat e kësaj par...