Bota

Shpërthime të fuqishme në një depo municionesh në Gadishullin e Krimesë

Incidenti i sotëm pason një sërë shpërthimesh javën e kaluar në bazën ajrore të Rusisë në Krime, për të cilat Kievi tha se ishin kryer nga forca speciale ukrainase, por që Moska në atë kohë i quajti rezultat i një zjarri aksidental.

16 Gusht 2022, 17:54 Nga e.k
Shpërthime të fuqishme në një depo municionesh në
Pamjet nga shpërthimet

KRIME- Dy persona u raportuan të plagosur dhe infrastruktura u dëmtua rëndë këtë të martë kur një shpërthim i madh tronditi një depo municionesh në Krimenë e pushtuar nga Rusia, në atë që Kremlini e quajti një "akt sabotimi".

Incidenti i sotëm pason një sërë shpërthimesh javën e kaluar në bazën ajrore të Rusisë në Krime, për të cilat Kievi tha se ishin kryer nga forca speciale ukrainase, por që Moska në atë kohë i quajti rezultat i një zjarri aksidental.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha sot se nuk pati vaktima nga shpërthimet që dëmtuan linjat elektrike, një nën-stacion elektrik, infrastrukturën hekurudhore dhe disa shtëpi banimi.

Nuk dihet se çfarë mjeti u përdor për të kryer shpërthimet, por shtypi shtetëror rus spekuloi se mund të jenë përdorur dronë.

ukraine

Sondazh

Poll