Bota

Merret vendimi, nga 1 shtatori Finlanda redukton me 90% vizat turistike për rusët

Finlanda aktualisht shqyrton rreth 1000 aplikime për viza në ditë, nga shtetas rusë sipas televizionit publik Yle.

16 Gusht 2022, 15:53 Nga e.k
Merret vendimi, nga 1 shtatori Finlanda redukton me 90% vizat turistike për
Flamuri i NATO-s dhe ai Finlandez

FINLANDË- Finlanda do të zvogëlojë nga 1 shtatori me 90% numrin e lejeve të hyrjes që u jep rusëve, njoftoi sot ministri i Jashtëm Peka Haavisto pasi numri i turistëve rusë që hyjnë në BE përmes territorit të vendit po rritet.

Ministri i Jashtëm finlandez Pekka Haavisto shpjegoi sot se qeveria finlandeze e mori vendimin pasi një numër i madh turistësh rusë po përdorin Finlandën dhe Aeroportin e Helsinkit për t’u transferuar në destinacionet turistike në Evropë , pas heqjes së kufizimeve të udhëtimit të vendosura nga Moska për shkak të pandemisë.

“Vizat turistike nuk do të ndalen plotësisht, por numri i tyre do të reduktohet ndjeshëm”, citohet të ketë thënë ministri i jashtëm finlandez. “Kjo do të thotë se llojet e tjera të vizave,  vizitat te të afërmit, kontaktet familjare, puna, studimi, do të kenë përparësi dhe do t’i jepet më shumë kohë,” tha ai.

"Finlanda po shqyrton krijimin e një vize humanitare, e cila mund t'u jepet rusëve të detyruar të largohen nga vendi i tyre ose atyre që duhet të vizitojnë Evropën për misione gazetareske ose aktivizim, shtoi Haavisto.

Finlanda aktualisht shqyrton rreth 1000 aplikime për viza në ditë, nga shtetas rusë sipas televizionit publik Yle.

finlanda pekka haavisto 

Sondazh

Poll