Bota

Kreu i LDK-së nuk e takoi Begajn në Kuvend, Gjukanoviçit i shkoi deri te hoteli

Por para 3 muajsh, në maj, Abdixhiku shkoi në një hotel në Prishtinë për ta takuar presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviç.

16 Gusht 2022, 14:05 Nga A.B

Kreu i LDK-së nuk e takoi Begajn në Kuvend, Gjukanoviçit i

KOSOVË- Lidhja Demokratike e Kosovës u indinjua sot që presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj nuk shkoi në zyrat e kësaj partie për ta takuar Lumir Abdixhikun. Ky i fundit para 3 muajsh nuk e kishte aspak problem të dilte jashtë zyrave të partisë për ta takuar presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviç.

Begaj i takoi krerët e opozitës veç e veç në Kuvendin e Kosovës. Duke qënë se nuk u pranua që të takoheshin në ambientet e Kuvendit, Begaj kërkoi të takohen në ambiente të tjera, gjë të cilën LDK nuk e pranoi.

Por para 3 muajsh, në maj, Abdixhiku shkoi në një hotel në Prishtinë për ta takuar presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviç.

19 MAJ 2022

Për mostakimin me Begajn, në LDK thanë se iu vjen keq dhe se “nuk e kuptojmë refuzimin” e presidentit shqiptar për të shkuar në zyrat e partisë, duke e shprehur habinë “për një qasje të pazakontë”.

lumir abdixhikun bajram begaj

Sondazh

Poll