Bota

VIDEO- Politikanit i futet bleta në gojë gjatë konferencës, Ford: O Zot, sapo e gëlltita, shkoi poshtë

57-vjeçari ishte duke folur me gazetarët për kujdesin shëndetësor në Ontario, kur rastësisht një bletë iu fut në gojë

16 Gusht 2022, 14:36 Nga A.B
VIDEO- Politikanit i futet bleta në gojë gjatë konferencës,
Doug Ford

KANADA- Politikani dhe biznesmeni kanadez Doug Ford, u vu në pozitë të sikletshme gjatë një konference për media që transmetohej drejtpërdrejtë. 57-vjeçari ishte duke folur me gazetarët për kujdesin shëndetësor në Ontario, kur rastësisht një bletë iu fut në gojë dhe duket se ai e gëlltiti pa dashje, duke u detyruar të pijë ujë nga shishja.

Oh zot, sapo gëlltita një bletë”, tha Ford derisa nuk mund të ndalej duke u kollitur kur edhe kapi shishen për të pirë pak ujë.

Në videon e konferencës për media që u bë virale, shihet bleta duke u sillur rreth fytyrës së Fordit, para se të përfundonte drejtë e në gojën e tij të hapur.

Duke parë se i kishte mbetur në fyt, mori shishen me ujë për ta pirë dhe me një dozë shakaje tha se ka shkuar “poshtë”.

doug ford

Sondazh

Poll