Bota

Nuk gjen qetësi Shtëpia e Bardhë, pas Presidentit infektohet me Covid dhe Zonja e Parë

CNN shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur zëdhënësja e saj Elizabeth Alexander ku shtoi se po përjeton simptoma të lehta.

8 Gusht 2022, 23:11 Nga I.A
Nuk gjen qetësi Shtëpia e Bardhë, pas Presidentit infektohet me
Jill Biden

SHBA- Zonja e Parë e SHBA-së Jill Biden ka rezultuar pozitive për Covid-19. CNN shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur zëdhënësja e saj Elizabeth Alexander ku shtoi se po përjeton simptoma të lehta.

"Pas testimit negativ për Covid-19 të hënën gjatë kadencës së saj të rregullt të testimit, Zonja e Parë filloi të zhvillonte simptoma të ngjashme me të ftohtin vonë në mbrëmje. Ajo doli përsëri negative në një test të shpejtë të antigjenit, por një test PCR doli pozitiv," tha Elizabeth Alexander, drejtoresha e saj e komunikimit.

Zonja e parë, e cila është e vaksinuar dy herë dhe dy herë e përforcuar, po merr Paxlovid, ilaçin antiviral të Pfizer. Zonja e parë ndodhet aktualisht në ishullin Kiawah, Karolina e Jugut, me Presidentin Joe Biden, i cili do të kthehet në Uashington për një projektligj që të nënshkruhet të martën. Ndërkohë që disa ditë më parë Joe Biden u shërua komplet nga Covid, pasi rezultoi pozitiv dy herë me virusin.

jill biden joe biden elizabeth alexander

Sondazh

Poll