Aktualitet

Aksidenti te 'Kodra e Diellit'/ E përplasi 29-vjeçarja me mjet, ndërron jetë në spital 60-vjeçari

Viktima nuk i ka shpëtuar dot plagëve të marra pasi kishte shumë thyerje në trup nga aksidenti i rëndë.

16 Gusht 2022, 14:22 Nga A.B
Aksidenti te 'Kodra e Diellit'/ E përplasi 29-vjeçarja me
Spitali i Traumes

TIRANË- Një prej personave që u përplas ditën e djeshme me mjet nga 29-vjeçarja Elinta Garo, ka ndërruar jetë. Burime për Dosja.al tregojnë se familjarët kanë konfirmuar vdekjen e Begzan Hysenit, 60 vjeçarit i cili ishte deri më sot në spital, pasi kishte marrë plagë të rënda nga përplasja. Viktima nuk i ka shpëtuar dot plagëve të marra pasi kishte shumë thyerje në trup nga aksidenti i rëndë.

E reja përplasi me mjet ditën e djeshme në zonën e 'Kodrës së Diellit', viktimën Begzan Hysën, Valetina Hysën 57 vjeçe dhe Alkuna Telhaj 27 vjeçe. Valentina dhe Alkuna janë jashtë rrezikut për jetën.

29-vjeçarja Elinta Garo që shkaktoi aksidentin është tashmë e arrestuar. Dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë bërë përdorimi i telefonit nga drejtuesja e mjetit. 

aksident ne tirane begzan hysa elinta garo

Sondazh

Poll