Bota

'Do të vrasim se je i zi'/ Ndalohen dy reperët italianë, sulmuan punëtorin nga Nigeria, i morën çantën e biçikletën

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë në stacionin Carnate.

16 Gusht 2022, 12:14 Nga A.B
'Do të vrasim se je i zi'/ Ndalohen dy reperët
Jordan dhe Traffik

ITALI- Dy reperë të njohur Jordan dhe Traffik, u ndaluan nga karabinierët e Bernareggio për grabitjen dhe sulmin që kanë bërë ndaj një punëtori 41-vjeçar me origjinë nga Nigeria. Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë në stacionin Carnate.

Me thirrjen “duam të të vrasim se je i zi”, dy të rinjtë i morën biçikletën dhe çantën e shpinës. Të dy janë në arrest për grabitje të rënduar nga përdorimi i armëve dhe diskriminim racor, shkruan Tgcom24.

Po kush janë dy personat e ndaluar? Jordani, 25-vjeçari nga Brianza, njihet më parë nga policia për shkak të ngjarjeve në të cilat ka qënë i përfshirë në të shkuarën. Traffik, 26 vjeç, nga Roma, ka kryer në të shkuarën grabitje dhe krime të tjera. 

jordan dhe traffik itali

Sondazh

Poll