Bota

U plagos me thikë, përmirësohet gjendja e Salman Rushdie, shkrimtari u përgjigjet hetuesve

Shkrimtari me origjinë indiane, librat e të cilit i kanë fituar atij çmime, ishte i vetëdijshëm dhe në gjendje t’u përgjigjej pyetjeve të hetuesve.

16 Gusht 2022, 11:30 Nga A.B
U plagos me thikë, përmirësohet gjendja e Salman Rushdie,
Salman Rushdie

SHBA- Shkrimtari i njohur, Salman Rushdie është zgjuar dhe ka nisur të “artikulojë” në bisedat e tij me hetuesit, ndërsa vijon të jetë i shtruar në spital pas sulmit me thikë disa ditë më parë. 

Shkrimtari me origjinë indiane, librat e të cilit i kanë fituar atij çmime, ishte i vetëdijshëm dhe në gjendje t’u përgjigjej pyetjeve të hetuesve. Është e paqartë se çfarë iu tha Rushdie hetuesve pas sulmit që tronditi botën letrare, ndërsa akti u dënua nga mbarë bota.

'CNN' raporton se 75-vjeçari iu nënshtrua një operacioni urgjent pasi një 24-vjeçar e goditi gati 15 herë me thikë, në qafë dhe bark, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Ngjarja ndodhi të premten në New York teksa shkrimtari fliste gjatë një seminari. I dyshuari në sulm, Hadi Matar, goditi disa herë me thikë shkrimtarin, ku ky i fundit mori tre plagë në qafë, katër në stomak, plagë shpimi në syrin e djathtë dhe gjoks dhe një plagë në kofshën e djathtë.

sulmohet salman rushdie

Sondazh

Poll