Bota

Lufta Ukrainë-Rusi/ Zelenski i bën thirrje botës që të parandalojë aksidentin në veri të Zaporozhye

Putin thotë se Moska është e gatshme të forcojë lidhjet ushtarake me vendet e Amerikës Latine, Azisë dhe Afrikës.

16 Gusht 2022, 09:05 Nga s.s
Lufta Ukrainë-Rusi/ Zelenski i bën thirrje botës që të
Zelensky

UKRAINË- Lufta të ashpra po zhvillohen në territorin e Donbass. Moska njofton se forcat e saj kanë zënë pozicione të rëndësishme strategjike në rajonin e Donetskut. Presidenti rus Vladimir Putin tha se ushtria ruse përmbush të gjitha detyrat dhe hap pas hapi do "çlirojë Donbasin". Putin shton se Moska është e gatshme të forcojë lidhjet ushtarake me vendet e Amerikës Latine, Azisë dhe Afrikës.

Një anije me 23 mijë tonë drithë ukrainase e destinuar për në Etiopi lundroi nën flamurin e Liberisë nga një port ukrainas i Detit të Zi, si dërgesa e parë në kuadër të ndihmës për vendet që përballen me zinë e bukës. Në rajonin e Zaporozhye, më shumë se 30 mijë njerëz aplikuan për nënshtetësinë ruse.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se bota do të humbasë nga terrorizmi dhe do t'i nënshtrohet shantazheve bërthamore nëse nuk bëhet asgjë për të parandaluar aksidentin në termocentralin bërthamor në Zaporozhye.

“Nëse bota nuk tregon forcë dhe vendosmëri për të mbrojtur një termocentral bërthamor tani, kjo do të thotë se bota ka humbur betejën me terrorizmin dhe i është dorëzuar shantazhit bërthamor”, tha Zelensky gjatë fjalimit të tij në video, raporton alo.rs.

lufta ukraine-rusi zelensky vladimir putin

Sondazh

Poll