Bota

FOTO- Boris Johnson shijon pushimet në Greqi, qytetari: Çudi si e gjeti këtë plazh, as vendasit nuk e dinë

Vendasit e kanë parë kryeministrin të relaksuar teksa lexonte një libër. Ai ndodhet në Greqi me pushime me partneren 34-vjeçaren, Carrie Symonds.

16 Gusht 2022, 11:51 Nga A.B
FOTO- Boris Johnson shijon pushimet në Greqi, qytetari: Çudi si e
Boris Johnson

GREQI- Boris Johnson po vazhdon të shijojë pushimet e tij në Greqi, ndërkohë që opozita në Britani po “vlon”, duke e akuzuar atë se në thelb e ka lënë vendin “pa kokë” në javët e fundit të administratës së tij. 

'The Sun' ka ndarë disa foto të kryeministrit britanik në ikje me familjen e tij në një plazh në Evia. 

Vendasit e kanë parë kryeministrin të relaksuar teksa lexonte një libër ndërsa në fotot e publikuara shihet se po shijon diellin. 

Një vendas ka deklaruar për “Sun”:"Babai im ishte shumë i lumtur dhe më tha: "Nuk e kam idenë se si e gjeti Boris këtë plazh - edhe vendasit që kanë jetuar këtu prej vitesh nuk e dinë për të dhe ekipi i tij ishin të vetmit njerëz atje". Është një vend i mrekullueshëm, por nuk kishte hije askund, temperatura ishte rreth 34 gradë Celsius, kështu që ai nuk do të mund të qëndronte atje për një kohë të gjatë me fëmijët e tij. Ata u larguan me perëndimin e diellit me dy makina transportuese të parkuara në rrugën që të çon në plazh.'

Johnson ndodhet në Greqi me pushime me partneren 34-vjeçaren, Carrie Symonds.

boris johnson greqi

Sondazh

Poll