Aktualitet

Emigrantët nisin kthimin drejt Greqisë, të tjerë vijnë për pushime, shifrat e hyrjeve dhe daljeve në 24 orët e fundit

Sipas statistikave gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet kësaj dogane në vendin tonë kanë hyrë 8065 shtetas, ndërsa janë larguar 4670 persona.

15 Gusht 2022, 12:27 Nga k.m.
Emigrantët nisin kthimin drejt Greqisë, të tjerë vijnë
Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Emigrantët shqiptarë kanë nisur kthimin drejt shtetit grek. Kjo pasi pranë pikës së kalimit kufitar të Kakavijës, gjatë ditës së sotme nuk janë shënuar radhë të gjata, krahasuar me fundjavën që sapo lamë pas, ku në kufi u regjistruan radhë kilometrike.

Sipas statistikave gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet kësaj dogane në vendin tonë kanë hyrë 8065 shtetas, ndërsa janë larguar 4670 persona. Ndërkohë që gjatë pjesës së kaluar të muajit gusht në Shqipëri kanë hyrë rreth 81 mijë shtetas, ndërsa kanë dalë rreth 42 mijë.

Për të përballuar fluksin, pala shqiptare ka funksionuar me 3 sportelë, ndërsa ajo greke ka pasur më pak, duke shtuar edhe trafikun në pikën kufitare të kontrollit të pasaportave. Megjithatë pritet që fluksi më i lartë të regjistrohet gjatë ditëve në vijim e konkretisht në fundjavën e ardhshme, jo vetëm në Kakavijë, por edhe në Kapshticë. Në 24 orët e fundit kanë hyrë nga kjo doganë 6630 shtetas dhe kanë dalë 4444 persona. Ndërsa në Qafë Thanë, kanë hyrë 4487 dhe kanë dalë 3035 shtetas.

pika kufitare e kapshtices kapshtice kakavije radhe ne kakavije

Sondazh

Poll