Aktualitet

Qëlloi me armë punonjësin e IMT-së, lihet në burg Muça, avokatja: Arma s'ishte e autorit

Qani Muca dali sot para trupit gjykues për t’u njohur me masën e sigurisë.

15 Gusht 2022, 11:35 Nga A.B
Qëlloi me armë punonjësin e IMT-së, lihet në burg
Seanca gjyqesore

TIRANË- Qani Muça, 55-vjeçari që plagosi me armë zjarri tre ditë më parë punonjësin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Ilirjan Gavelli, është lënë ditën e sotme në burg. Muça doli sot përballë trupës gjykuese aty ku u njoh me masën e sigurisë. Muça qëlloi mbi Gavellin, teksa ky i fundit ishte duke monitoruar aksionin për shembjen e banesës së 55-vjeçarit.

“Unë instiktivisht jam hedhur dhe ja kam kapur pasi isha në distancë 2-3 metra larg tij. Në momentin që i kam kapur armën, ai e ka shkrepur dhe kam ndjerë që plumbi më preku në pjesën e barkut. Kam vazhduar të përleshem me të për t’i hequr pistoletën, por mesa mbaj mend pistoleta ka shkrepur për herë të dytë, ndërsa unë vazhdoja ta mbaja të bllokuar nga duart”, dëshmoi punonjësi i IMT-së në polici.

Autori në gjykatë ka treguar se arma nuk ishte e tija por e punonjësit të IMT-së. Po ashtu, Muça deklaroi se u provokua nga Gavelli që sipas tij i ka thënë: Nuk deshe të marrësh hyrje, rri mes 4 rrugëve tani'. Ndërkohë Muça ka pretenduar se punonjësit e IMT-së i kanë vjedhur edhe rreth 80 mijë euro, që i ka pasur të fshehura në godinë.

Pas seancës, në fjalën e saj, avokatja e Qani Muçës, Adriana Kalaja tha se vendimi do të apelohej dhe shtoi se klienti i saj, kishte qenë në gjendje të rënduar në momentin kur kreu krimin i provokuar edhe nga punonjësit e IMT-së. Mes të tjerash ajo theksoi se arma ishte e vetë punonjësit dhe jo e autorit.

“Ngjarja ka ndodhur pa dashjen e klientit tim, nuk ka qenë e paramenduar, ka ardhur nga një situatë e rëndë psikike pasi po i prishej shtëpia dhe nga ana tjetër e provokuar edhe nga punonjësi i IMT-së. Ne kërkuam rikualifikimin e çëshjtes. Unë mendoj që gjykata në pamundësinë edhe të provave, vendosi të pranojë kërkesën e prokurorit, por ne do ta ndjekim edhen ë Apel këtë çështje pasi ka dy elemente që duhej të merreshin parasysh,"-tha ajo.

Qani Muça e ka deklaruar edhe më herët, se arma e krimit, nuk ishte e tij por e punonjësit të IMT-së. Pra duhet të hapen kamerat dhe të shihet se klienti im nuk ka qenë me armë dhe se më herët ka qenë. Ai më tej ka deklaruar se punonjësit e IMT-së, i kanë vjedhur edhe një shumë parash rreth 80 mijë euro të cilat i ka pasur në ndërtesën që u shemb. Uprovokua nga punonjësi i IMT-së që i ka thënë se meqë nuk donte hyrje në pallat të rrinte mes katër rrugëve”-tha avokatja.

Ngjarja ka ndodhur ditën e 14 gushtit, rreth orës 17:30 në kryqëzimin e rrugës “Todi Shkurti”, ndërsa konflikti erdhi si pasojë e një vendimi të firmosur nga punonjësi i IMT-së për shembjen e shtëpisë së 55-vjeçari Qani Muça. Nga hetimet e provat materiale ka qëlluar dy herë me armë pistoletë. Një plumb ka kapur Gavellin duke kaluar tej përtej në bark e një plumb një mjet të parkuar aty. Megjithatë fatmirësisht nuk i ka rrezikuar jetën. Ndaj Muçës janë ngritur dy akuza pas ngjarjes së rëndë, ato për “vrasje ndaj funksionarëve publike” mbetur në tentativë dhe “armëmbajtje pa leje”.

qani muca ilirjan gavelli

Sondazh

Poll