Aktualitet

Grabitet arka e xhamisë në Maliq, autorët marrin paratë, policia nis hetimet

Grupi hetimor ka konstatuar të hapur arkën e xhamisë së fshatit, ku është marrë një sasi e vogël parash.

15 Gusht 2022, 10:29 Nga k.m
Grabitet arka e xhamisë në Maliq, autorët marrin paratë,
Xhami

MALIQ- Grabitet xhamia në Maliq. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Podgorie, Maliq. Grupi hetimor ka konstatuar të hapur arkën e xhamisë së fshatit, ku është marrë një sasi e vogël parash. Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin, kapjen e autorit/ve, si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

grabitet xhamia ne maliq maliq

Sondazh

Poll