Aktualitet

Ky është 19-vjeçari shqiptar që humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali, ishte futbollist

Të rinjtë, sipas mediave italiane, po ktheheshin nga një festë që kishin qenë mbrëmjen dhe së shtunës.

15 Gusht 2022, 10:24 Nga k.m.
Ky është 19-vjeçari shqiptar që humbi jetën në
Xhuliano Këlliçi

ITALI- Xhuliano Këlliçi është i riu 19 vjeçari shqiptar, i cili është ndarë nga jeta në aksidentin e djeshëm, bashkë me tre shokët e tij. Të rinjtë, sipas mediave italiane, po ktheheshin nga një festë që kishin qenë mbrëmjen dhe së shtunës.

Shqiptari Xhuliano Këlliçi ishte i apasionuar pas sportit dhe studimit Kick-boksit, madje dhe se Xhuljano jetonte në Cordignano dhe ishte pjesë e një ekipi futbolli, ku luante si portjer. 

Dje, një mjet "Volkswagen Polo", me një grup djemsh në bord, rrëshqiti teksa po merrte një kthesë dhe doli nga rruga dhe u përplas me një pemë në anë të rrugës. Përplasja ishte aq e fuqishme, saqë të gjithë të rinjtë në mjet ndërruan jetë. Mësohet se bëhet fjalë për: Daniele De Re (më i riu, lindur më 2004), banues në Cordignano; nga Cordignano, Daniele Ortolan, nga Orsago (2003) dhe Marco Da Re (2003), nga Caneva, në provincën e Pordenones, që do të mbushnin 19 vjeç në nëntor.

xhuliano këlliçi

Sondazh

Poll