Politike

VD- Berisha publikon pamjet nga Drimadhe: Bosh! Ky është organizimi i përsosur i turizmit të Ramës

Berisha e quan pamjen bosh të plazhit, si organizim të përsosur të turizmit të kryeministrit Edi Rama

15 Gusht 2022, 11:13 Nga A.B
VD- Berisha publikon pamjet nga Drimadhe: Bosh! Ky është organizimi i
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë video nga situata aktuale në plazhin e Dhërmiut. Berisha e quan pamjen bosh të plazhit, si organizim të përsosur të turizmit të kryeministrit Edi Rama, i cili një javë më parë e quajti kështu mënyrën e menaxhimit në plazhet shqiptare. Berisha shton se tashmë është bërë e pamundur udhëtimi nga Tirana në Drimadhe, pasi nafta arrin deri në 120 mijë lekë. 

POSTIMI I BERISHËS:

Ky eshte organizimi i persosur i turizmit te Edi Rames. Drimadha sot ne ora 9:12 min masivisht bosh. Udhetimi nga Tirana ne Drimadhe 120 mije lek nafte! sb

sali berisha

Sondazh

Poll