Aktualitet

Gramsh/ Kultivoi 420 rrënjë kanabis në tokën e tij, arrestohet pas një viti në kërkim 32-vjeçari

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Andon Dusha, 32 vjeç, banues në Elbasan.

15 Gusht 2022, 10:03 Nga k.m.
Gramsh/ Kultivoi 420 rrënjë kanabis në tokën e tij,
Foto ilustruese

ELBASAN- Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi prej një viti ishte shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike. Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Andon Dusha, 32 vjeç, banues në Elbasan. Për këtë të fundit, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg", kjo pasi në korrik të vitit 2021, në tokën në pronësi të 32-vjeçariti gjetën 400 fidanë kanabis të kultivuar në gota plastike, gati për t’u mbjellë.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme, për kapjen e personave në kërkim. Finalizohet operacioni policor i koduar “Sulta”. Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i kërkuar për kultivim të rreth 400 fidanëve kanabis, në vitin 2021, në njësinë administrative Sultë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Elbasan, në kuadër të operacionit policor të koduar “Sulta”, kapën dhe ndaluan shtetasin A. D., 32 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg ", për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike”. Në korrik të vitit 2021, në tokën në pronësi të 32-vjeçarit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, si rezultat i kontrolleve masive të territorit, kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 400 fidanë kanabis të kultivuar në gota plastike, gati për t’u mbjellë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

andon dusha renea ne elbasan

Sondazh

Poll