Aktualitet

Aksident në Berat/ Makina përplas të moshuarin, vdes çiklisti 70-vjeçar

Trupi i të moshuarit ka ngelur disa minuta pa jetë në rrugë, në pritje të ambulancës dhe më pas është transportuar në Morgun e Spitalit Rajonal të Beratit.

15 Gusht 2022, 08:21 Nga A.B
Aksident në Berat/ Makina përplas të moshuarin, vdes
Aksident

BERAT- Aksident me vdekje në Berat. Mëngjesin e sotëm një makinë ka përplasur për vdekje një të moshuar i cili po lëvizte me biçikletë. Mjeti që drejtohej nga Marineo Bregu dhe i moshuar që lëvizte me biçikletë ishin duke qarkulluar në të njëjtin sens kur makina e ka goditur të moshuarin nga pas.

Trupi i të moshuarit ka ngelur disa minuta pa jetë në rrugë, në pritje të ambulancës dhe më pas është transportuar në Morgun e Spitalit Rajonal të Beratit. Ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe vendbanimi i tij, ndërkohë që në morg nuk ka mbërritur ende asnjë familjar i viktimës. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe ekspertë të qarkullimit rrugor, të cilët kanë kryer edhe këqyrjen e vendit të ngjarjes. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Sot, rreth orës 06:00, në fshatin Meteor, në aksin rrugor Kuçovë-Dimal, shtetasi M. B., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Fiat” ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar që lëvizte me biçikletë dhe i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

aksident ne kuçove

Sondazh

Poll