Bota

Arrestohet shoferi i autobusit që u përmbys në Bullgari, 14 të plagosur dhe 3 fëmijë në gjendje kritike

Një autobus në Bullgari ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Shoferi i autobusit me origjinë nga Serbia është ndaluar për 24 orë, ku transportonte 48 shtetas serb.

15 Gusht 2022, 08:50 Nga s.s
Arrestohet shoferi i autobusit që u përmbys në Bullgari, 14
Autobusi që u përmbys në Bullgari

BULLGARI- Në Bullgari një shofer autobusi i cili është me origjinë nga Serbia është ndaluar për 24 orë, ku transportonte 48 shtetas serb, ku në rrethana të paqarta mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, njoftoi policia bullgare.

Mbrëmjen e djeshme dolën informacione se shoferit i është prerë këmba, ai dyshohet se ka pësuar lëndime të lehta dhe, sipas informacioneve ende jozyrtare, ku thuhet se ka edhe thyerje të krahut. Ai u testua për alkol dhe drogë, por të dyja rezultatet rezultuan negative, raporton www.alo.rs.

Mbrëmë vonë autobusi është larguar nga vendi i aksidentit, por qarkullimi në atë pjesë të rrugës ende nuk është i kalueshëm. Sipas informacioneve nga Qendra Emergjente janë kontrolluar 28 pasagjerë, nga të cilët 14 janë mbajtur për mjekim, ku tre fëmijë janë në gjendje të rëndë, ka njoftuar policia bullgare.

bullgari autobus

Sondazh

Poll