Bota

Rriten rastet e Covid-19 në Ishujt Marshall, 75% e popullsisë pozitiv, mbyllen shkollat

Numrii infeksioneve të Covi-19 janë rritur në ishujt Marshall. Sekretari i Shëndetësisë Jack Niedenthal, ditën e diel tha se rreth 75% e testeve në të gjithë vendin njerëzit po rezultonin pozitiv.

15 Gusht 2022, 07:55 Nga s.s
Rriten rastet e Covid-19 në Ishujt Marshall, 75% e popullsisë pozitiv,
Ishujt Marshall

ISHUJT MARSHALL- Në ishujt Marshall, Oqeanin Paqësor numri i infeksioneve me Covid-19 është rritur që nga e premtja e kaluar. Këto shifra të fundit nënkuptojnë se një në dhjetë banorë të qytetit janë infektuar ditët e fundit. Sekretari i Shëndetësisë Jack Niedenthal, ditën e diel tha se rreth 75% e testeve në të gjithë vendin njerëzit po rezultonin pozitiv.

Ishujt Marshall, të cilët kanë një popullsi prej 59 mijë banorësh, ishin një nga kombet e fundit në botë që ishin të paprekura nga Covid-19, përpara se të identifikoheshin dy raste në tetor 2020 dhe dyshja që rezultuan pozitiv kishin ardhur nga SHBA.

Të hënën, u konfirmua përhapja e parë lokale dhe qeveria shpalli një "gjendje katastrofike të shëndetësisë", duke mbyllur shkollat ​​dhe duke futur një sërë masash për shëndetin publik. Niedenthal në një përditësim në Facebook ka shkruar: "Ditët e karantinës pas mbërritjes tani kanë mbaruar”, raporton BBC.

Që nga tetori i vitit 2020, dy vdekje janë raportuar në Ishujt Marshall dhe janë regjistruar gjithsej 3,036 raste. Niedenthal përmes rrjeteve sociale kishte lajmëruar se është infektuar ne Covid, duke ju bërë thirrje të githëve që nëse ata kanë simptoma të shkojnë direktenë spital. "Pjesa më e madhe e kaosit ka filluar të shuhet dhe kjo do të vazhdojë të përmirësohet", tha ai. Ndihma shtesë do të mbërrijnë nga shumë shtete të ndryshme, përfshirë nga SHBA gjatë javës së ardhshme.

ishujt marshall

Sondazh

Poll