Bota

Fillimisht shkoi në kishë, pastaj u kthye në shtëpi dhe bëri 'kërdinë'/ Ç'ndodhi në masakrën e Cetinjës

Deri më tani është bërë me dije se Natasha Martinoviç dhe dy djemtë e saj, Boriloviç telefonoi gjakftohtësisht burrin e saj Milloshin duke i thënë se ai kishte vrarë edhe familjen e tij edhe të tijën. 

15 Gusht 2022, 08:34 Nga k.m.
Fillimisht shkoi në kishë, pastaj u kthye në shtëpi dhe
Vuk Boriloviç

MAL I ZI- Detaje të reja janë mësuar lidhur me masakrën e Cetinjës, Vuk Boriloviç ka bërë tre telefonata gjatë masakrës të përgjakshme që tronditi vendin pak ditë më parë. Deri më tani është bërë me dije se Natasha Martinoviç dhe dy djemtë e saj, Boriloviç telefonoi gjakftohtësisht burrin e saj Milloshin duke i thënë se ai kishte vrarë edhe familjen e tij edhe të tijën. 

Por Kurir zbulon edhe një detaj tjetër të frikshëm. Vuk Boriloviç (34) nga Cetinja, i njohur si Vuçko, para se të kryente krimin e tmerrshëm e ty merrte jetën 10 personave, mes tyre 2 fëmijë, shkoi në kishë dhe iu lut Zotit! 

"Para se të vriste njerëz të pafajshëm, mes tyre edhe fëmijë, Boriloviç shkoi në kishë dhe iu lut Zotit. Ai mori një pushkë dhe filloi të vriste,"-tregoi burimi për Kurir.

Familja e tij është një nga më të vjetrat dhe më të respektuarat në Cetinje thonë banorët vendas. Boriloviçi punonte në pyll dhe kishte shumë armë gjahu dhe municione në shtëpi. Rreth orës 15:30, ai trokiti në derën e një banese të veçantë në shtëpinë e tij, banesën ku banonte familja Martinoviç. Ata ishin qiramarrësit e tij. Në banesë ishin infermierja Natasha Pajoviç Martinoviç (35) dhe dy djemtë e saj - Marko, 11 vjeç dhe 3 vjet më i ri Mašan. Sipas asaj që dihet deri më tani, dyshohet se ka pasur një debat pas së cilës Boriloviç ka qëlluar.

Djemtë u përpoqën të fshiheshin, por vrasësi nuk i kurseu - ai vrau pa mëshirë fëmijët e pafajshëm. Ai ka plagosur rëndë nënën e tyre. Pasi ka masakruar një grua të pafajshme dhe dy djemtë e saj, vrasësi del nga shtëpia dhe telefonon në celular Millosh Martinoviçin, bashkëshortin e Natashës së plagosur rëndë dhe i tha: Të kam vrarë familjen dhe familjen time!

Në 45 minutat e mëpasshme, në një distancë totale prej 80 metrash nga shtëpia e tij në qytetin Cetinje, vrau dhe 7 të tjerë. Mali i Zi shpalli tre ditë zie kombëtare. Ndërsa një ceremoni e veçantë u zhvillua në Cetinje me prezencën e autoriteteve më të larta shtetërore si presidenti dhe kryeministri. Kjo është ngjarja më e rëndë dhe më shokuese në historinë e këtij shteti.

vuk boriloviç masakra ne malin e zi

Sondazh

Poll