Bota

VIDEO e rëndë/ Sulm në Çikago, makina merr përpara njerëzit, vdesin 3 persona

Video nga vendi i ngjarjes tregon një grup njerëzish që grinden kur një makinë që po kalonte me shpejtësi në rrugë i godet fort.

15 Gusht 2022, 07:48 Nga A.B
VIDEO e rëndë/ Sulm në Çikago, makina merr përpara
SHBA

SHBA- Sulm në Çikago. Tre burra u vranë dhe një tjetër u plagos rëndë pasi u përplasën nga një makinë. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, jashtë një klubi nate.

Video nga vendi i ngjarjes tregon një grup njerëzish që grinden kur një makinë që po kalonte me shpejtësi në rrugë i godet fort. Përplasja e fortë ka hedhur në ajër viktimat ndërsa autori i mjetit nuk ndalon duke u larguar me mjetin e tij. Policia ende nuk ka kryer asnjë ndalim për këtë sulm të rëndë që la pas viktima dhe të plagosur.

sulm ne chicago sulm ne shba

Sondazh

Poll