Bota

Pas sulmit ndaj Salman Rushdie, kërcënohet me jetë autorja e "Harry Potter": E ke radhën ti

Ajo ka reaguar nëpërmjet një postimi në Twitter ku shprehte trishtimin për sulmin kundrejt Salman Rushdie, por pikërisht në këtë postim, ajo është kërcënuar.

15 Gusht 2022, 08:41 Nga A.B
Pas sulmit ndaj Salman Rushdie, kërcënohet me jetë autorja e
Joanne Roëling

SHBA- Autorja e sagës “Harry Potter”, Joanne Rowling, e njohur si J.K.Rowling është kërcënuar me jetë. Ajo ka reaguar nëpërmjet një postimi në Twitter ku shprehte trishtimin për sulmin kundrejt Salman Rushdie, por pikërisht në këtë postim, ajo është kërcënuar.

Një mbështetës i sulmit ndaj autorit i ka shkruar shkrimtares: “Mos u shqetëso, e ke ti radhën”.

Pas sulmit ndaj Salman Rushdie, kërcënohet me jetë autorja e

Policia ka nisur hetimet pas kërcënimit publik. Kjo deklaratë u bë pak ditë pas sulmit që iu bë shkrimtarit të njohur, 75-vjeçarit Salman Rushdie. 24-vjeçari nga Nju Jersy, Hadi Matar, u arrestua për sulmin, por ende nuk është i qartë motivi i sulmit ndaj shkrimtarit që prej vitesh është në shënjtestrën e fondamentalistëve dhe Ajatollah Khomeinit.

joanne rowling

Sondazh

Poll