Bota

Tragjedi në Egjipt, zjarri në Kishë i merr jetën 41 besimtarëve, dhjetra të plagosur

Shkaku i zjarrit nuk dihet, por dyshohet se ka ndodhur për shkak të një qarku të shkurtër elektrik.

14 Gusht 2022, 13:55 Nga k.m.
Tragjedi në Egjipt, zjarri në Kishë i merr jetën 41
Pamje nga Kairo

KAJRO- Një zjarr shpërtheu në një kishë të Kajros duke vrarë të paktën 41 persona, e duke plagosur 14 të tjerë. Sipas të dhënave nga mediat e huaja, kjo është një nga tragjeditë më të rënda në Egjipt.

Shkaku i zjarrit nuk dihet, por dyshohet se ka ndodhur për shkak të një qarku të shkurtër elektrik. Presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sissi tha se ka komunikuar në telefon me kreun e kishës Koptike Taëadros II, dhe i ka shprehur atij ngushëllimet.

Pas shpërthimit të zjarrit, 15 zjarrfikëse u dërguan në vendngjarje për të shuar flakët, ndërsa ambulancat transportuan të lënduarit në spitalet aty pranë. Të krishterët e Egjiptit përbëjnë rreth 10% të 90 milionë banorëve të vendit dhe janë ankuar prej kohësh për diskriminim nga shumica myslimane e vendit.

 

kairo egjipt zjarr ne egjipt

Sondazh

Poll