Bota

Aksident i rëndë në Deçan, katër persona të lënduar, 2 në gjendje kritike

Sipas njoftimit të policisë së Pejës, për shkak të plagëve të marra, dy nga të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

14 Gusht 2022, 12:09 Nga d.a.
Aksident i rëndë në Deçan, katër persona të
Aksident ne Kosove

KOSOVË- Një aksident i rëndë mes dy makinave ka ndodhur sot rreth orës 09:50 në Lëbushë të Deçanit ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Sipas njoftimit të policisë së Pejës, për shkak të plagëve të marra, dy nga të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova i cili u shpreh se ende po punohet për rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes. 

“Rreth orës 09:50 policia është informu për një aksident trafiku në Lëbushë – komuna e Deçanit. Kanë qenë të involvuara dy vetura, katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe y nga të lënduariot janë dërgu në QKUK për trajtim mjekësor”, tha Rugova.

aksident në kosovë driton rugova

Sondazh

Poll