Bota

Vuçiç nuk ndal retorikën: Betohem në bibël dhe në gjak se do ta mbroj popullin serb

Në një postim në Instagram, Vuçiç duke u betuar “në bibël dhe në gjak” tha se do të mbrojë popullin serb, do të udhëheqë në mënyrë të pavarur dhe do t’i ruajë miqësitë tradicionale të Serbisë.

14 Gusht 2022, 12:31 Nga d.a.
Vuçiç nuk ndal retorikën: Betohem në bibël dhe
Aleksander Vucic

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka publikuar një klip nga intervista e tij në emisionin në TV Prva, ku i premton popullit serb se do ti mbrojë me çdo kusht.

Në një postim në Instagram, Vuçiç thotë se duke u betuar “në bibël dhe në gjak” do të mbrojë popullin serb, do të udhëheqë në mënyrë të pavarur dhe do t’i ruajë miqësitë tradicionale të Serbisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

“Dua t’u kërkoj njerëzve që ta duan vendin e tyre. Ne do të luftojmë. Ne do të luftojmë për popullin e Serbisë”,-tha Vuçiç në video.

Ditën e fundit retorikat nxitëse kanë qenë të vazhdueshme mes tij dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti pasi tensioneve në veri të Kosovës për shkak të vendosjes së recirpocitetit nga ana e Prishtinës. Bashkimi europian nga ana tjetër u ka bërë thirrje të dyja palëve që të ulin tonet dhe të ulen në tryezën e bisedimeve për të vijuar dialogun. Më 18 gusht Kurti dhe Vuçiç pritet që të zhvillojnë një takim në Bruksel.

takimi kurti-vucic tensionet kosove serbi

Sondazh

Poll