Bota

"Mund të shmangej", familjarët heshtën për problemet mendore të autorit të masakrës në Cetinjë, i druhen hakmarrjes

ipas dëshmitarëve të ngjarjes së përgjakshme, Vuk Boriloviç ishte një burrë familjar dhe paqësor, por asnjëherë nuk e kishte problem socializimin. Mirëpo, askush nuk ka pasur fjalë lavdëruese të tepruara për të dhe kjo, sipas bashkëbiseduesve, nënkupton vetëm një gjë, që të gjithë heshtën për demonët e Vukut në kokën e tij që e çuan atë në një errësirë ​​të plotë.

14 Gusht 2022, 11:33 Nga d.a.
"Mund të shmangej", familjarët heshtën për
 Vuk Boriloviç

MAL I ZI- Një masakër e paprecedentë në historinë e Malit të Zi ka kryer Vuk Boriloviç 34 vjeç, i cili, për arsye të paqarta, vrau fillimisht një nënë me dy fëmijë që jetonin në shtëpinë e tij si qiramarrëse me një karabinë, si dhe vrau shtatë të tjerë dhe plagosi gjashtë persona.

Sipas mediave serbe, duke qenë se Cetinja është vend i vogël, të gjithë njihen me njëri-tjetrin dhe viktimat e tij ishin të lidhura ngushtë dhe tani ekziston frika e një hakmarrjeje të mundshme. Sipas dëshmitarëve të ngjarjes së përgjakshme, Vuk Boriloviç ishte një burrë familjar dhe paqësor, por asnjëherë nuk e kishte problem socializimin. Mirëpo, askush nuk ka pasur fjalë lavdëruese të tepruara për të dhe kjo, sipas bashkëbiseduesve, nënkupton vetëm një gjë, që të gjithë heshtën për demonët e Vukut në kokën e tij që e çuan atë në një errësirë ​​të plotë.

"Ky është një krim i tmerrshëm dhe i gjithë komuniteti dështoi ta parandalonte. Njerëzit përreth tij duhej të vinin re se ai kishte çrregullime mendore. Kushdo që është fare i njohur me psikologjinë duhet të dijë se nuk ka asnjë mënyrë që dikush të zgjohet një mëngjes dhe të vendosë të vrasë 10 njerëz" - tha Vlado Dobrosavljević, një analist dhe konsulent politik veçanërisht i njohur me situatën në Mal të Zi.

Ai gjithashtu shpjegon se të afërmit e Boriloviçit ndoshta heshtën për gjendjen e tij sepse do të konsiderohej një turp në komunitet. Cetinja nuk ka shumë banorë dhe kryesisht të gjithë e njohin njëri-tjetrin, kështu që ata i shmangen vërejtjeve të çrregullimeve mendore që mund të shfaqen tek dikush që e njohin, e lëre më të afërmit.

Kjo masakër ka tronditur vendin dhe komunitetin aq më tepvr që vrasësi shoi një familje të tërë pasi vrau Millosh Martinoviçin, dy djem të mitur, 11 dhe 8 vjeç dhe gruan e tij.

vuk boriloviç masakra ne malin e zi vlado dobrosavljević

Sondazh

Poll

Bota 14 Gusht 2022, 09:31 d.a.

Evropa goditet rëndë nga thatësira

thatesire ne europe EVROPË- Meqenëse në ditët në vijim nuk priten reshje të konsiderueshme parashikohet që nga fundjava ...