Bota

ME VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në një qendër tregtare në Armeni, disa të vdekur

Nga informacionet paraprake mësohet se kanë mbetur ende persona të bllokuar nga flaka dhe ndodhen ende nën rrënoja.

14 Gusht 2022, 13:47 Nga k.m.
ME VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në një qendër tregtare
Pamje nga shpërthimi

JEREVAN- Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe dhjetra të tjerë janë bllokuar në rrënoja pas një shpërthimi të fortë në një treg me pakicë në kryeqytetin Jerevan të Armenisë. 

Nga informacionet paraprake mësohet se kanë mbetur ende persona të bllokuar nga flaka dhe ndodhen ende nën rrënoja. Ndërsa videot e ndara në rrjetet sociale tregojnë një re të madhe tymi të zi mbi treg, ndërkohë që ende ka shpërthime të tjera. 

Shpërthimi, shkaku i të cilit nuk dihet menjëherë, shkaktoi një zjarr të madh në një zonë ku ishin ruajtur fishekzjarrët, tha zëdhënësi i bashkisë./ aljazeera.com

armeni

Sondazh

Poll