Aktualitet

I grabitën 2 mijë euro 20-vjeçarit nga Elbasani, arrestohen 3 persona! Njëri kishte kanabis në banesë

Të tre në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kërcënuar, 20-vjeçarin me iniciale A.A., e i kanë marrë 2000 euro.

14 Gusht 2022, 12:50 Nga k.m.
I grabitën 2 mijë euro 20-vjeçarit nga Elbasani, arrestohen 3
Pamje nga aksioni

ELBASAN- Tre persona janë arrestuar nga policia e Elbasanit pasi i kanë grabitur me dhunë 2 mijë euro një 20-vjeçari. Në pranga janë vendosur: Dervish Rusta, 23 vjeç, Elidon Bosco (Sulollari), 25 vjeç dhe Françesko Çengeli 26 vjeç, të tre banues në Elbasan. Të tre në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kërcënuar, 20-vjeçarin me iniciale A.A., e i kanë marrë 2000 euro. Dyshohet se konflikti mes të rinjve ka nisur në rrjete sociale, pasi 20-vjeçari kishte postuar në profilin e tij në Instagram, një foto të makinës së Dervish Rustës. Duke u nisur nga kjo, policia ushtroi kontroll në banesën e Rustës ku gjeti dhe sekuestroi 74 doza kanabis, 2 peshore elektronike, 1 radio marrëse dhe 2 automjete.

NJOFTIMI I PLOTË:

I morën me anë të kanosjes dhe dhunës, një shumë parash, një shtetasi, vihen në pranga 3 autorët e dyshuar. Në banesën e njërit prej tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi dhjetëra doza me kanabis, 2 peshore elektronike, 1 radio marrëse-dhënëse dhe 2 automjete. Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas të tjerë, për moskallëzim krimi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit se 3 shtetas kishin kanosur dhe dhunuar një shtetas dhe i kishin marrë atij, një shumë parash, kanë organizuar punën për kapjen e autorëve. Në kuadër të operacionit “Postimi”, strukturat e DVP Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit: D. R., 23 vjeç, E. B.(S), 25 vjeç dhe F. Ç., 26 vjeç, të tre banues në Elbasan. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dhunuar dhe kanosur me jetë shtetasin A. A., 20 vjeç, banues në Belsh dhe i kanë marrë atij shumën 2000 euro, pasi ai kishte postuar në rrjetin social instagram, automjetin e shtetasit D. R.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. R., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 74 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 2 peshore elektronike, 1 radio marrëse-dhënëse dhe 2 automjete. Në vijim të veprimeve janë referuar materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit: A. K., 43 vjeç, A. H., 51 vjeç, A. B., 29 vjeç, të tre banues në Elbasan, pasi kanë patur dijeni për ngjarjen dhe nuk kanë kallëzuar në Polici. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

elbasan dervish rusta elidon bosco (sulollari) françesko Çengeli operacioni postimi

Sondazh

Poll