Bota

Fetvaja e Iranit akoma në fuqi, Teherani 3 mln euro shpërblim për 'kokën' shkrimtarit, si nisi përplasja me liderin suprem

Shpërblimi për kokën e zotit Rushdie mbetet në fuqi, megjithëse qeveria e Iranit është distancuar nga dekreti i Khomeinit, ndërsa një fondacion fetar iranian shtoi 500 mijë dollarë të tjera si shpërblim për kokën e tij në vitin 2012.

13 Gusht 2022, 19:07 Nga e.k
Fetvaja e Iranit akoma në fuqi, Teherani 3 mln euro shpërblim për
Salman Rushdie

SHBA- Gjendja shëndetësore e shkrimtarit Salman Rushdi mbetet e rëndë. Ai u sulmua me thikë pasditën e djeshme nga një 24-vjeçar gjatë kohë që po mbante një fjalim në Nju Jork.

75 vjeçari Rushdie është vendosur në një ventilator, nuk është në gjendje të flasë dhe mund të humbasë njërin sy, tha agjenti i tij.

Reese është bashkëthemelues i një organizate jofitimprurëse që ofron strehim për shkrimtarët e mërguar nën kërcënimin e persekutimit. Asnjë motiv apo akuzë nuk është konfirmuar ende nga policia, e cila ka thënë se dëshiron të ekzaminojë një çantë shpine dhe pajisje elektronike të gjetura në qendër.

Fetvaja e Iranit që nuk u anuloa kurrë

Romancieri me origjinë indiane Selman Rushdie fitoi famë me ‘Midnight’s Children’ në 1981 duke shitur mbi një milion kopje vetëm në Britaninë e Madhe. Por libri i tij i katërt, i botuar në 1988 , “Vargjet Satanike” e detyroi atë të fshihej për gati 10 vjet.

Një vit pas botimit të librit, Udhëheqësi Suprem i Iranit Ayatollah Khomeini bëri thirrje për ekzekutimin e zotit Rushdie.

Ai ofroi një shpërblim prej 3 milion dollarësh duke nxjerrë fetvanë, (dekret ligjor i lëshuar nga një udhëheqës fetar islamik). Shpërblimi për kokën e zotit Rushdie mbetet në fuqi, megjithëse qeveria e Iranit është distancuar nga dekreti i Khomeinit, ndërsa një fondacion fetar iranian shtoi 500 mijë dollarë të tjera si shpërblim për kokën e tij në vitin 2012. Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga qeveria iraniane për therjen me thikë të zotit Rushdie.

Mediat iraniane e përshkruan shkrimtarin Rushdie si një apostat – dikë që ka braktisur ose mohuar besimin e tij.

sulmohet salman rushdie

Sondazh

Poll