Aktualitet

VIDEO/ “Më hodhe në ujë”, policia e gjobiti dhe i bllokoi skafin, momenti kur efektivët rrisin shpejtësinë

Skafi me familjen e Dodajt mbeten në mes të detit, pasi asnjëri prej atyre nuk dinte ta komandonte mjetin lundrues.

13 Gusht 2022, 17:15 Nga F.M
VIDEO/ “Më hodhe në ujë”, policia e gjobiti dhe i
Skafi i bllokuar në Velipojë

VELIPOJË- Fabjan Dodaj, një qytetar me nënshtetësi amerikane që pretendon se është ndaluar pa të drejtë nga policia kufitare teksa lundronte me skafin e tij ka bërë publike videon e ndalimit. Në pamje duket Dodaj me familjen e tij në skaf që ndalohet nga mjeti i policisë kufitare që kërkon llogari dhe dokumentacionin e nevojshëm.

42-vjeçari Dodaj hipën në skafin e policisë, ndërkohë që e gjithë ngjarje filmohet nga familjarët e tij. Por, në këto çaste, policia kufitare rrit shpejtësinë e largohet. Skafi me familjen e Dodajt mbeten në mes të detit, pasi asnjëri prej atyre nuk dinte ta komandonte mjetin lundrues.

“Prit more se më hodhë në ujë,”- dëgjohet të thotë Dodaj në skafin e policisë, pasi mjeti lundrues kufitar rrit papritur shpejtësinë.

42-vjeçarit është gjobitur nga policia kufitare Velipojë me arsyetimin se ai kishte refuzuar të tregonte dokumentacionin dhe kishte shkelur zonën e kufizimit.

fabjan dodaj policia kufitare e velipojes velipoje

Sondazh

Poll