Aktualitet

Plagosi inspektorin se i shembi shtëpinë, Qani Muça: Isha në depresion, ngela në mes të rrugës

55-vjeçari që plagosi punonjësin e IMT-së, Ilirjan Gavelli tha se është dëshpëruar kur ka parë që i kanë shembur shtëpinë.

13 Gusht 2022, 16:08 Nga F.M
Plagosi inspektorin se i shembi shtëpinë, Qani Muça: Isha
Vendi ku Qani Muça plagosi inspektorin Ilirjan Gavelli

TIRANË- Qani Muça ka treguar se ka qëlluar në drejtim të inspektorëve pasi ka qenë në gjendje depressive. Në rrëfimin para oficerit të policisë gjyqësore, 55-vjeçari që plagosi punonjësin e IMT-së, Ilirjan Gavelli tha se është dëshpëruar kur ka parë që i kanë shembur shtëpinë.

“E qëllova, isha në depresion se do më prishnin shtëpinë e mbeta në mes të rrugës,”- ka thënë ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë. IMT-ja shembi shtëpoinë e Qani muçës dhe 55-vjeçari qëlloi me armë në drejtim të inspektorëve. Plumbi kapi 52-vjeçarin Ilirjan Gavelli, i cili ndodhet në spital pas plagosjes, ndërsa Muça është vënë në pranga.

qani muca ilirjan gavelli plagoset punonjesi i imt

Sondazh

Poll