Politike

Digjen parashikimet për Gjykatën Kushtetuese, s’do të funksionojë as në Shtator

8 Gusht 2019, 14:28 Nga DOSJA
Digjen parashikimet për Gjykatën Kushtetuese, s’do të

Parashikimet e politikës për një Gjykatë Kushtetuese funksionale në shtator, rrëzohen. Edhe pse kjo gjykatë mund të ketë 4 anëtarët e parë të rinj të saj, ajo nuk mund të shqyrtojë çështje të nxehta si vlefshmëria e 30 qershorit, shkarkimi i presidentit apo ligji i teatrit kombëtar, pasi për këtë duhen 6 gjyqtarë.

“Gjykata Kushtetuese mund të ketë në Shtator 4 anëtarët e parë të saj, por, pas skualifikimit të kandidatëve nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, duket e vështirë që ajo nuk mund të jetë funksionale për të shqyrtuar çështje të nxehta”.

Vlefshmëria e zgjedhjeve të 30 qershorit, shkarkimi i Presidentit të Republikës, apo ligji për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar, janë çështje që do ta marrin përgjigjen shumë vonë.

Brenda shtatorit siguria e vetme që vjen nga procesi është zgjedhja e 4 anëtarëve të parë të rinj të Gjykatës Kushtetuese: 2 nga Presidenti Ilir Meta dhe 2 nga Kuvendi.

Për këto 4 vakanca ka vetëm 6 kandidatë.

Presidenti i Republikës dhe Kuvendi i Shqipërisë do të koordinohen për të mos përzgjedhur të njëjtët emra, çka do të rrezikonte që procedura të hapej nga e para.

Por ky bashkëpunim ndërinstitucional, nuk e zgjidh ngritjen e Gjykatës Kushtetuese funksionale.

Kjo, pasi, edhe me këto zgjedhje, Gjykata Kushtetuese do të ketë 5 anëtarë abshkë me Vitore Tushën, dhe duhen 6 gjyqtarë për shqyrtimin e çështjeve.

Asnjë shenjë në horizont nuk ka për plotësimin e 5 vankancave të tjera në Gjykatën Kushtetuese. Për 3 vende të lira, propozimet duhet të vijnë nga gjykata e Lartë, e cila ka bërë disa shpallje, por askush nuk ka shprehur interes.

Një vend duhet të plotësohet nga Kuvendi, po të gjitha aplikuesit janë skualifikuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Vakanca e fundit duhet të plotësohet nga Presidenti, por filtrin e KED-së e kanë kaluar vetëm 2 nga aplikantët, teksa ligji kërkon minimalisht 3 garues dhe procesi duhet të rihapet.

Në këto kushte, shqiptarët do të presin gjatë për drejtësi, ndërsa politikanët nuk do të marrin dot shpejt përgjigjet e duhura për betejat e tyre publike.

KANDIDATET PER GJYKATEN KUSHTETUESE

PRESIDENTI PRESIDENTI KUVENDI KUVENDI

1-Arta Vorpsi 1-Arta vorpsi 1-Arta Vorpsi 1-Arta Vorpsi

2-Besnik Muçi 2-Elsa Toska 2-Besnik Muçi 2-Elsa Toska

3-Elsa Toska 3-Fiona Papajorgji 3-Elsa Toska 3-Fiona Papajorgji

4-Regleta Panajoti 4-Marsida Xhaferllari

KANDIDATET PER GJYKATEN KUSHTETUESE

GJYKATA E LARTE GJYKATA E LARTE GJYKATA E LARTE

Nuk ka kandidate Nuk ka kandidate Nuk ka kandidatë

KANDIDATET PER GJYKATEN KUSHTETUESE

PRESIDENTI KUVENDI

1-Regleta Panajoti Nuk ka kandidatë

2-Besnik Muçi

Marrë nga ABC News Albania 24/7

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gjykata kushtetuese ilir meta ps shkarkon metën zgjedhjet lokale 2019 gjykata kushtetuese ilir meta ps shkarkon metën zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll