Politike

“Teatri duhet i ri”, Rama sjell fjalën e Niko Kanxherit: Godina nuk më sjell nostalgji

8 Gusht 2019, 14:28 Nga DOSJA
“Teatri duhet i ri”, Rama sjell fjalën e Niko Kanxherit: Godina

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka sjellë fjalën e aktorit Niko Kanxheri në lidhje me çshtjen e Teatrin Kombëtar. Në një status në Facebook, Rama shkruan se Kanxheri që ka qenë gjithmonë i pranishëm në teatrin shqiptar me rolet e tij kërkon një Teatër të ri pasi godina e vjetër nuk i sjell nostalgji.

Godina në vetvete nuk sjell nostalgji, historia e Teatrit Kombëtar do të mbetet e dokumentuar me arkivën, fotot e shfaqjeve, dekoret, kostumet, muzikën etj. Ç’lidhje ka me mua kulla?!”– shkruan ndër të tjera kryeministri në fjalën e Kanxherit.

Statusi i kryeministrit Edi Rama

Krijues i shumë personazheve të veçantë, në skenë dhe në ekran, Niko Kanxheri ka dorën e tij si pedagog edhe në formimin e shumë aktorëve të rinj në vite. Asnjëherë i zhurmshëm, po shpeshherë i pranishëm me rolet e tij në veprat e suksesshme të teatrit e të filmit shqiptar, Niko Kanxheri ka qenë i pranishëm edhe në debatin për godinën e teatrit, ku padiskutim e drejta qëndron në krahun e shumicës dërrmuese të komunitetit teatror, pjesë e së cilës është edhe ai. Si gjithnjë thjeshtë, por në mënyrën e tij të veçantë, aktori i spikatur ka formuluar edhe opinionin për këtë çështje.

NIKO KANXHERI:

Teatri Kombëtar për mua duhet bërë i ri. Nostalgjia për dy godinat e ndërtuara për të qenë provizore, duhet të zhbëhet. Mua po ma ndërtojnë shtëpinë time moderne, të bukur, të mirë, komode dhe papritur unë nxjerr një arsyetim të ri, se çfarë duan ato kulla atje. Janë dy probleme që nuk qëndrojnë bashkë, brenda tyre është një justifikim. Godina në vetvete nuk sjell nostalgji, historia e Teatrit Kombëtar do të mbetet e dokumentuar me arkivën, fotot e shfaqjeve, dekoret, kostumet, muzikën etj. Ç’lidhje ka me mua kulla?!

Ende vijon rezistenca e artistëve te Teatri Kombëtar, të cilët janë kundër shembjes së kësaj godine. Disa ditë më parë pati përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre. Ky i fundit deklaroi se teatri do të shpallet monument kulture dhe nënshkroi një marrëveshje me artistët. Artistët kanë nisur Festivalit për Ruajtjen e Teatrit, ku do të vendosen shfaqe të ndryshme. Michelle Placido i njohur si Komisar Katani do të jetë një nga aktorët që do performojë në TK.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ngujimi te teatri kombëtar niko kanxheri shembja e teatrit kombëtar edi rama ngujimi te teatri kombëtar niko kanxheri shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll