Aktualitet

Në kërkim prej 2017, Sokol Bode del para GJKKO, burg për ish-shefin e postës së Dhërmiut

Arrestimi i tij është bërë nga forcat e Policisë së Beratit, më 11 gusht,  rreth orës 21:40 në banesën dy katëshe. 

13 Gusht 2022, 10:49 Nga k.m.
Në kërkim prej 2017, Sokol Bode del para GJKKO, burg për
Sokol Bode

TIRANË- Sokol Bode, ish-shefi i Postës së Dhërmiut, i arrestuar 11 gusht ka dalë sot para Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për t’u njohur me dënimin e dhënë në mungesë ndaj tij. Pas dhënies së gjeneraliteteve përpara gjyqtares së posaçme Atalanta Zeqiri, kjo e fundit ka vendosur ndaj tij vazhdimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. Arrestimi i tij është bërë nga forcat e Policisë së Beratit, më 11 gusht,  rreth orës 21:40 në banesën dy katëshe. 

Kush është Sokol Bode?

Ai ishte dënuar me 8 vjet burg, pasi akuzohet nga SPAK për implikim në trafikun e narkotikëve të kryer nga organizata kriminale e drejtuar prej vëllezërve Moisi dhe Florian Habilaj. Bode, ish-drejtori i Postës në Dhërmi, ka qenë prej kohësh në vëmendje të publikut dhe medias, pas publikimit të një foto ku shihej përkrah Florian dhe Moisi Habilajt. Bode, bashkë me ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela si dhe Gjergj Kohila, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar, kanë drejtuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë gjatë viteve 2015-2016, ndërsa akuzohen si të përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e kanabisit nga Shqipëria drejt Italisë. 

Në 3 shkurt 2019, Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgoi në Gjykatën e Krimeve të Rënda dosjen për gjykimin e të pandehurve Saimir Tahiri, Jaled Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode, nën akuzën “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal. Ndërsa më 10 korrik 2019, gjykata vendosi pezullimin e gjykimit për të pandehurit Sokol Bode dhe Gjergji Kohila pasi nuk ishin gjetur, ndërsa ndau çështjen e tyre nga çështja nga Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela. 

sokol bode arrestohet sokol bode

Sondazh

Poll