Bota

Planet nuk shkojnë si në filma! Të dyshuar se do vidhnin bankën në Vatikan, lihen të lirë 2 persona

Hetimet në lidhje me ngjarjen që u ndoq me kureshtje të madhe nga publiku vazhdojnë ndërkohë të rinjtë duket se janë frymëzuar nga seriali 'La Casa del Papel' por gjërat nuk shkojnë gjithmonë si në filma dhe plani i tyre ka dështuar.

13 Gusht 2022, 12:25 Nga e.k
Planet nuk shkojnë si në filma! Të dyshuar se do vidhnin
Pamje nga vendi i ngjarjes

ITALI- Detaje të reja ka dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur në Itali vetëm dy ditë më parë. Janë liruar nga burgu dy persona që u arrestuan nga policia sepse dyshohej se kishin lidhje me gërmimin e tunelit pranë Vatikanit dhe i bënë rezistencë karabinierëve.

Antonio Pinto dhe Mario Mazza, me origjinë napoletane janë sërish të lirë pasi u arrestuan të enjten në lagjen Aurelio, në Romë pasi dyshoheshin se ishin pjesë e grupit që hapi tunelin me synim për të vjedhur bankën.

Para oficerëve të Policisë ata janë shprehur se ka qenë duke rkaluar rastësisht pranë tunelit dhe panë një djalë që i kërkonte ndihmë. 

“Pasi pamë tunelin, u frikësuam dhe u larguam. Kur po largoheshim, një makinë erdhi drejt nesh dhe pamë armët. Kur kuptuam se ishin karabinierët”, thanë ata në seancën gjyqësore.

I riu i shpëtuar, 34 vjec, i cili mbeti i bllokuar prej një dite gjashtë metra nën tokë dhe u shpëtua nga forcat zjarrfikëse, ndodhet ende në spital.  Ai është i shtruar në spitalin San Camillo në Romë dhe ende nuk është në gjendje të flasë pasi nuk dihet si është gjendja e tij shëndetësore.

Hetimet në lidhje me ngjarjen që u ndoq me kureshtje të madhe nga publiku vazhdojnë ndërkohë të rinjtë duket se janë frymëzuar nga seriali 'La Casa del Papel' por gjërat nuk shkojnë gjithmonë si në filma dhe plani i tyre ka dështuar.

itali antonio pinto mario mazza

Sondazh

Poll