Bota

FOTO/ Identifikohet autori i sulmit ndaj shkrimtarit Salman Rushdie, kishte simpati për Iranin

Sipas informacioneve, shkrimtari i njohur ndodhet në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ai rrezikon të humbasë dhe njërin sy për shkak të sulmit.

13 Gusht 2022, 11:43 Nga e.k
FOTO/ Identifikohet autori i sulmit ndaj shkrimtarit Salman Rushdie, kishte
Hadi Matar

SHBA- Autoritetet amerikane kanë identifikuar autorin e sulmit ndaj shkrimtarit Salman Rushdie, që u godit disa herë me thikë gjatë një konference letrare në Nju Jork.

Bëhet fjalë për Hadi Matar, një 24-vjeçar nga Nju Xhersi, i cili simpatizon regjimin iranian dhe organizatën terroriste libaneze Hezbollah. Ai u arrestua menjëherë pas ngjarjes, pasi fillimisht u neutralizua nga të pranishmit në konferencë.

Sipas informacioneve, shkrimtari i njohur ndodhet në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ai rrezikon të humbasë dhe njërin sy për shkak të sulmit.

 hadi matar

Sondazh

Poll