Bota

"Le t'ia puthim dorën sulmuesit", shtypi iranian "feston" sulmin ndaj shkrimtarit Salman Ruzhdie

Në artikullin e saj gazeta iraniane ka shprehur mirënjohjen e saj për veprimin e autorit 34-vjeçar i cili sulmoi me thikë Rushdien në momentin që ai do të merrte fjalën në një event në New York.

13 Gusht 2022, 11:15 Nga d.a.
"Le t'ia puthim dorën sulmuesit", shtypi iranian
Salman Rushdie

IRAN- Gazeta kryesore ultra-konservatore e Iranit 'Kaihan' uroi sot njeriun që ditën e djeshme goditi me thikë shkrimtarin britanik me famë botërore Salman Rushdie, autor i "Vargjeve Satanike" në SHBA, i cili ka qenë objektivi i një dekreti iranian për më shumë se 30 vjet.

Sipas Protothemës, në artikullin e saj gazeta iraniane ka shprehur mirënjohjen e saj për veprimin e autorit 24-vjeçar Hadi Matar  i cili sulmoi me thikë Rushdien në momentin që ai do të merrte fjalën në një event në New York.

"Bravo për këtë njeri të guximshëm dhe të ndërgjegjshëm që sulmoi renegatin dhe të ligun Salman Rushdie. Le t’ia puthim dorën atij që i çau  fytin me thikë armikut të Zotit"- shkruan gazeta, kreu i së cilës është emëruar nga udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.

Autoritetet iraniane ende nuk kanë komentuar zyrtarisht për atentatin ndaj intelektualit 75-vjeçar. Pas linjës zyrtare, të gjitha mediat iraniane e cilësuan Rushdin “renegat”, me përjashtim të gazetës reformiste Etemad. Gazeta shtetërore iraniane shkruante se “djallit iu pre fyti me brisk”.

"Unë nuk do të qaj për një shkrimtar që denoncon me urrejtje të pafund dhe përbuzje të pafund për muslimanët dhe Islamin," shkroi në Twitter Mohammad Maradi, një këshilltar i grupit të negociatorëve për çështjen e programit bërthamor të Iranit.

Hadi Matar goditi me thikë Rushdie në qafë dhe në bark në një auditor të qendrës kulturore në Chautauqua, në shtetin veriperëndimor të Nju Jorkut. Sipas agjentit të tij letrar, autori është i intubuar dhe mund të humbasë njërin sy.

Libri i Rushdie, Vargjet Satanike, është ndaluar në Iran që nga viti 1988, pasi shumë muslimanë e konsiderojnë atë si blasfemi. Një vit më vonë, lideri i ndjerë i Iranit Ayatollah Ruhollah Khomeini lëshoi ​​një dekret, duke bërë thirrje për vdekjen e Rushdie. Një shpërblim prej më shumë se 3 milion dollarë është ofruar gjithashtu për këdo që vret Rushdie. Qeveria e Iranit është distancuar prej kohësh nga dekreti i Khomeinit, por ndjenjat anti-Rushdie vazhduan. Në vitin 2012, një fondacion fetar gjysmë zyrtar iranian e ngriti shpërblimin për Rushdie nga 2.8 milionë dollarë në 3.3 milionë dollarë.

sulmohet salman rushdie ayatollah ali khamenei  hadi matar

Sondazh

Poll