Bota

'Kam eksploziv', alarmohet Policia greke, i riu hyn me makinë në Gjykatën e Apelit dhe kërcënon

Një person i panjohur ka hyrë në parkingun e Gjykatës së Apelit në Athinë me makinën e tij. Sipas Policisë greke ai pretendonte se kishte në makinë lëndë plasëse dhe drogë.

13 Gusht 2022, 11:51 Nga e.k
'Kam eksploziv', alarmohet Policia greke, i riu hyn me makinë
Pamje nga vendi i ngjarjes

GREQI- Një ngjarje e rëndë që mund të kishte përfunduar në tragjedi ka ndodhur në kryeqytetin grek.

Një person i panjohur ka hyrë në parkingun e Gjykatës së Apelit në Athinë me makinën e tij. Sipas Policisë greke ai pretendonte se kishte në makinë lëndë plasëse dhe drogë.

Alarmi është ngritur mëngjesin e së shtunës në Gjykatën e Apelit në Athinë, pasi burri i panjohur hyri me makinën e tij në parkingun, nga hyrja e rrugës Loukareos.

Policia thotë se pas kërkimeve nuk ka gjetur as eksploziv dhe as drogë në makinën e tij, ndërkohë ai është dërguar në rajon për t'u marrë në pyetje.

 

greqi

Sondazh

Poll