Bota

Lija e majmunit/ OBSH kërkon të riemërojë sëmundjen me ndihmën e publikut

 Për këtë, Agjencia ka kërkuar ndihmën e publikut, si pjesë e përpjekjes së saj për të dekurajuar keqkuptimet në lidhje me emrin aktual të sëmundjes.

13 Gusht 2022, 11:51 Nga d.a.
Lija e majmunit/ OBSH kërkon të riemërojë sëmundjen me
Lija e majmunit

GJENEVË- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka vendosur të riemërtojë linë e majmunit, me synimin për të shmangur diskriminimin dhe stigmatizimin. Për këtë, Agjencia ka kërkuar ndihmën e publikut, si pjesë e përpjekjes së saj për të dekurajuar keqkuptimet në lidhje me emrin aktual të sëmundjes.

“OBSH mban konsultime të hapura për emrin e ri të sëmundjes për linë e majmunit. Kushdo që dëshiron të propozojë emra të rinj mund ta bëjë këtë”, tha ai në një deklaratë.

Dhe ndërsa vendimi për emrat mund të jetë nën juridiksionin e OBSH-së, Agjencia i lejon njerëzit të paraqesin ide përmes një portali online.

Departamentet lokale të shëndetësisë në pjesë të ndryshme të botës tashmë e quajnë linë e majmunëve me emra të ndryshëm. Në Çikago, për shembull, përdoret emërtimi MPV. Vihet re se nga muaji maj e deri më sot, sëmundja ka më shumë se 31 mijë raste në mbarë botën.

Virusi i lisë së majmunit u zbulua në vitin 1958 përpara se të miratoheshin praktikat më të mira për emërtimin e sëmundjeve dhe viruseve, tha OBSH në një deklaratë. Në atë kohë, variantet kryesore u emërtuan sipas rajoneve në të cilat qarkullonin.

Më 8 gusht, OBSH zhvilloi një takim me një grup ekspertësh dhe vendosi të riemërtonte dy llojet dominante të lisë së majmunëve, atë të "Afrikës Perëndimore" dhe atë të "Basenit të Kongos (Afrika Qendrore)". Këto lloje tani zyrtarisht do të quhen përkatësisht Klasa I dhe Klasa II.

lija e majmunit organizata botërore e shëndetësisë

Sondazh

Poll